Fatmir Limaj flet për bisedat me Duda Baljen dhe pret vendimin e Kushtetueses

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka sqaruar se nuk ka pasur ndonjë takim të veçantë me deputeten Duda Balje, duke theksuar se kanë zhvilluar vetëm biseda të zakonshme mes kolegësh në Kuvend. Takime të tilla ndodhin çdo ditë mes deputetëve. Nuk është puna ime me ofru diçka. Zonja Balje i ka paraqitur arsyet pse nuk do të votojë dhe jemi në rregull, tha Limaj. Ai deklaroi se aktualisht janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e presidentes Vjosa Osmani, për të cilën afati për përgjigje është 48 orë. Po presim masën e sigurisë së Gjykatës Kushtetuese sot. Ose e pranojnë masën dhe Parlamenti nuk mblidhet deri në aktgjykim, ose e refuzojnë, theksoi Limaj. Ndërkohë, ai hodhi poshtë zërat për ndonjë takim të caktuar me kryeministrin Albin Kurti apo ndonjë propozim të ri politik. Nuk kemi takim të përcaktuar me z. Kurtin. Nuk ka pasur propozime. Opsionet janë të qarta prej ditës së parë dhe janë të njohura – si të miat, ashtu edhe të palës tjetër”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hyland: Është koha për kompromis dhe formim të qeverisë në Kosovë

Christopher Hyland, një nga mbështetësit afatgjatë të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, …