Limaj

Fatmir Limaj: Mujë Krasniqi ishte një nga celulat e para të UÇK-së, komandanti shquar

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka përkujtuar rënien në altarin e atdheut, të komandantit emblematik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mujë Krasniqin dhe 41 bashkëluftëtarët e tij. “Sot bëhen 27 vite nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar. Mujë Krasniqi ishte një nga celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga komandantët më të shquar të UÇK-së. Në këtë përvjetor si çdo ditë tjetër, kujtojmë me pietet të lartë jetën dhe veprën e komandant “Kapuçit”. Pikërisht në përvjetorin e rënies së Mujës, sot shënojmë edhe përvjetorin e formimit të Ushtrisë Kosovës. Muja dhe të gjithë dëshmorët e Kombit janë më meritorët për lirinë të cilën sot e gëzojmë. Lavdi jetës dhe veprës së Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij të rënë para 27 vitesh, Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!: ka shkruar lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Azemi: Kryeministri në detyrë, Albin Kurti kërkoi dëshpërimisht ndihmë nga mërgata pas 5 vjetësh qeverisjeje

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi ka drejtuar kriktika …