Fatmir Limaj: Nisma Socialdemokrate është e përkushtuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën

Fatmir Limaj: Nuk jemi të interesuar për pushtet, marrëveshja me Kurtin për kryetar Kuvendi u thye një ditë më pas

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar qartë se ai dhe partia që drejton nuk janë të interesuar të jenë pjesë e ndonjë qeverie, qoftë të Lëvizjes Vetëvendosje, qoftë të ish-opozitës. Limaj ka theksuar se për momentin sheh më shumë vlerë në kontributin opozitar brenda Kuvendit. “Më ka marrë malli me qenë në opozitë. Në këtë fazë nuk jemi të interesuar për pjesëmarrje në qeveri. As në qeverinë e pozitës, as në atë të opozitës,” tha ai. Limaj bëri të ditur se ka ofruar mbështetje për ndërtimin e institucioneve dhe për paketa ligjore të rëndësishme, por pa kërkuar poste qeveritare në këmbim.  “Kemi pasur një marrëveshje xhentëlmenësh, me dakordim gojor. Marrëveshja ishte që unë të propozohem si kryetar i Kuvendit në seancën e nesërme. Megjithatë, të nesërmen, Lëvizja Vetëvendosje propozoi emrin e Albulena Haxhiut për postin e kryeparlamentares, duke thyer kështu marrëveshjen dhe shkaktuar vazhdimin e bllokadës institucionale që tashmë ka hyrë në seancën e 30-të të pasuksesshme për konstituim. Limaj e cilësoi këtë si një shembull të mungesës së vullnetit politik për kompromis dhe partneritet real.

Kontrolloni gjithashtu

Wade Goddard, dëshmitar i dhimbjes dhe heroizmit: Fotot që rrëfejnë çmimin e lirisë së Kosovës

Mëngjesi i 26 shtatorit 1998 në fshatin Abri e Poshtme mbetet një ndër kujtimet më …