Fatmir Limaj pas takimit me KDI: Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo krizë të përhershme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është takuar sot me përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës, dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile, për të diskutuar krizën e zgjatur institucionale në vend. Limaj deklaroi se gjatë takimit u theksua se bllokimi i institucioneve është i papranueshëm dhe se dështimi për të formuar institucionet nuk duhet të çojë në zgjedhje të reja. Ai nënvizoi se në emër të demokracisë nuk mund të justifikohet dëmtimi i interesave të shtetit dhe shtoi se NISMA është e gatshme të kontribuojë në ndërtimin e një marrëveshjeje që garanton stabilitet dhe funksionalitet institucional. “Qytetarët presin zgjidhje dhe qeverisje, jo krizë të përhershme. Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe lidership që merr përgjegjësi,” përfundoi Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hurryiet: Kryetarja, Vjosa Osmani iu ka nënshtruar një operacioni në Antali për heqjen e kilogramëve

Vjosa Raif Osmani: Disa gazetarë janë bashkëpunëtorë të Radoiçiqit, por s’dua të ndërhyj në hetime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë deklarata të forta duke thënë se disa gazetarë …