Fatmir Limaj takon në Tiranë kryeministrin e shqiptar, Edi Rama, bisedojnë për zhvillimet e fundit në dy vendet

Fatmir Limaj takon në Tiranë kryeministrin e shqiptar, Edi Rama, bisedojnë për zhvillimet e fundit në dy vendet

Koordinatori Kombëtar i dy Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, është takuar të hënën në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në dy vendet tona. “Fokusi kryesor i bisedës ishte te jetësimi i marrëveshjeve të nënshkruara në Pejë. E informova kryeministrin për ecurinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura në Pejë. I shpreha mirënjohje kryeministrit Rama për mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të tij personal për të ndihmuar në implementimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve, me qëllim që bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë të mos pengohet nga asnjë barrierë apo neglizhencë burokrtatik”, ka shkruar Limaj. Ai ka bërë me dije se bashkërisht konstatuan se marrëveshjet e arritura mes dy qeverive janë në rrugë të mirë për t’u realizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 35 orë përgjime ndaj Thaçit në Hagë, mbrojtja akuzon Prokurorinë për ngarkesë dhe ndryshim përkthimesh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, …