Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Votat e Nismës janë të pamjaftueshme për shumicë qeveritare

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar situatën politike pas dështimit të seancës së 52-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të qartësojë rrugën e mëtejshme për formimin e institucioneve. “Kjo seancë u mbajt pas vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese për mundësinë e një mase të përkohshme që do të hyjë në fuqi nga data 27. Ka një vërshim të kërkesave, si nga deputetët ashtu edhe nga presidentja, për të sqaruar këtë situatë dhe për të lehtësuar procesin e themelimit të institucioneve,” tha Limaj. Ai u shpreh optimist se Gjykata Kushtetuese do të dalë së shpejti me një aktgjykim që do të sqarojë pasojat juridike dhe hapat që duhet ndjekur për tejkalimin e ngërçit institucional. Lidhur me raportimet për numrat e shumicës, Limaj theksoi se votat e Nismës janë të pamjaftueshme për të ndërtuar një shumicë qeveritare dhe se nuk ka qenë asnjëherë temë për të posti i kryetarit të Kuvendit. Ai demantoi pretendimet e deputetit Albin Kurti, i cili kishte deklaruar më herët se i ka votat për të formuar qeverinë.

Kontrolloni gjithashtu

Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit – Vetëvendosja këmbëngul në votim të fshehtë, mungon kuorumi

Ka dështuar edhe seanca e 52-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi nuk u …