leoni

Fatmir matoshi

Fatmir Matoshi: Në dy ditët e ardhshme pritet takim me Vetëvendosjen për konstituimin e Kuvendit

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi, ka deklaruar se në dy ditët e ardhshme priten takime me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, me synim arritjen e një marrëveshjeje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës para datës 26 korrik – afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Matoshi theksoi se Nisma ka shprehur qartë synimin për të udhëhequr legjislativin, duke ofruar kandidaturën e Fatmir Limajt për postin e kryetarit të Kuvendit. “Shpresoj që të ketë takime nesër dhe pasnesër, me qëllim që të arrihet një zgjidhje në mënyrë që Kuvendi të konstituohet brenda afatit. Ne i kemi qëndruar idesë sonë që z. Fatmir Limaj të udhëheq Kuvendin”, u shpreh Matoshi. Ai shtoi se në rast se Limaj zgjidhet kryeparlamentar por nuk sigurohen votat për formimin e qeverisë, atëherë ai do të japë dorëheqje nga posti. Sipas Matoshit, Nisma nuk ka kërkesa për poste ekzekutive, por është e gatshme ta votojë Qeverinë Kurti 3 dhe të bashkëpunojë me të.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hyland: Është koha për kompromis dhe formim të qeverisë në Kosovë

Christopher Hyland, një nga mbështetësit afatgjatë të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, …