Lamtumirë Baci Ahmet Qeriqi, njeriu që jetën e bëri në shërbim të atdheut nga mosha rinore si organizator e pjesmarrës i demostratave të vitit 1981, i burgosur politik e aktivistë i palodhur i qështjes kombetare.
Kam pasur fatin ta njoh gjatë luftës së UÇK-së, në rrethana të vështira të kohës në riorganizimin e Brig 121 “Kumanova”, por ai dha një kontribut të madh, gjithashtu edhe si bartës i Radio Kosovës së Lirë që ishte zëri i Çlirimtarëve liridashës.
Ngushëllime familjes Qeriqi, bashkëluftëtarëve, miqve e shoqërisë.
Lavdi jetës dhe veprës tënde atdhetare, Baci Ahmet!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
