James Rubin, ish zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, me dëshminë e tij publike tronditi themelet e Dhomave të Gjykatës të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar në Hagë.
Ai nxorri në pahë karakterin e njëanshëm politik të kësaj gjykate, duke theksuar qartë se Shtetet e Bashkuara nuk e konsideronin UÇK-në si organizatë kriminale, por si një forcë çlirimtare që luftonte kundër politikave shtetërore serbe me karakter gjenocidarë që zbatoheshin mbi popullsinë shqiptare në Kosovës.
Dëshmia e tij e mbështetur në qëndrimin zyrtarë të Uashingtonit, e rrëzoi narrativën mbi të cilën ishin ndërtuar aktakuzat të shumta kundër luftëtarëve të UÇK-së.
Rubin, me një gjuhë të prerë dhe të mbështetur në fakte të dokumentuar të kohës, i delegjitimoi tërësisht Dhomat e Specialuzuara dhe Prokurorin e Specializuar, duke e portretizuar këtë institucion si një mekanizëm të ndikuar nga politika serbe dhe jo si një organ të pastër të drejtësisë ndërkombëtare.
Në këtë mënyrë, Ai shpartalloi bazën propagandistike që kjo gjykatë kishte përdorur për të kriminalizuar luftën çlirimtare të Kosovës.
Me dëshmin e tij, si një nga protagonistët e diplomacisë amerikane për çështjen e Kosovës, James Rubin, përveç që tentoi ta rikthente në binarë diskursin ndërkombëtar mbi drejtësinë, ai dëshmoi dhe para botës se Lufta e Përgjithshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte luftë e pastër dhe mbrojtëse.
Ai në mënyrë eksplicite referoi se dhuna dhe krimet në Kosovë ishin produkt i shtetit serb dhe jo i rezistencës shqiptare.
Nëse Dhomat e Specializuara dhe Prokuroia e Specializuar, kishin për objektiv ta paraqisnin UÇK-në si palë e fajësuar për luftën e saj çlirimtare, dëshmia e Rubin-it ia zhveshi petkun e “neutralitetit”, kësaj gjykate dhe dekonstruktoi deri në imtësi për njëanshmërinë e saj, e cila me këtë dëshmi u ekspozua si e delegjitimuar në sytë e opinionit ndërkombëtar.