Nga grusht shteti i dështuar që kishte filluar me protesta të dhunëshme kundër shtetit, trazirat vazhduan dhunën kundër institucioneve të shtetit, me gjuajtjen e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016, më armë të rënda, në mënyrë të planifikuar nga kreu i VV-së, që aso kohe pretendonte për ta marrë pushtetin me dhunë. Qysh në atë kohë, këto struktura bënë shumë orvatje, në shumë raste edhe duke e dëmtuar imazhin e shtetit, deri sa erdhën tek qëllimi. Për ta arsyetuar dështimin e qëllimit që nuk u arritë ato ditë, por edhe për ti mbajtur afër simpatizuesit e shumtë që aso kohe ishin solidarizuar më lëvizjen e VV-së, ndodhi vetvetiu apo u organizua qëllimisht, vrasja e Astrit Deharit, më 5 nëntor të vitit 2016, në paraburgim në Prizren, në rrethana enigmatike që edhe sot e kësaj dite nuk janë sçaruar as zbardhur. Përmes kësaj vrasje ata (udhëheqja e VV-së), e paraqiten vetën viktimë, e fshehen apo e heshtën gjuajtjen e Kuvendit të Kosovës që konsiderohet vend i shejt për të gjithë qytetarët e Kosvës, dhe e akuzuan pozitën kinse e ka organizuar këtë vrasje. Gjatë ati viti, më 16 tetor 2016, shërbimet sekrete ruse në kordinim edhe me ato serbe, kishin planifikuar rrëzimin më dhunë të Qeverisë Malazeze, në ditën e zgjedhjeve. Lidhur më këtë për mes një deklerate zyrtare autoritetet malazeze thonë se; “nacionalistë serbë dhe rusë kanë bërë komplot për ta pushtuar parlamentin gjatë zgjedhjeve parlamentare, dhe për ta vrarë kryeministrin e atëhershëm, Millo Gjukanoviç, për ta instaluar një udhëheqësi pro-ruse, dhe për ta penguar anëtarësimin e Malit të Zi që të mos hy në NATO. Vala e këtyre godotjeve ndaj pushtetit aktual të kohës vazhdon edhe në Maqedoni. Atje kudo bëhëshin organizime dhe protesta antiqeveritare, rrymat ultra-nacionaliste shkaktonin probleme ndëretnike, tensionet dhe incidentet etnike ishin pjesë e përditëshmërisë. Këto probleme shkaktuan një krizë të thellë politike, institucionale dhe ekonomike në Maqedoni. Shënjestër e protestuesve u bënë institucionet dhe objektet e shtetit. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, partia e të cilit në atë kohë ishte në pushtet, u kishte bërë thirrje protestuesve për ti përkrahur alternativat për të dalë nga kriza, por nuk gjeti përkrahje. Si pasojë e këtij kaosi vendi shkoj në zgjedhje të parakohëshme, (11 dhjetor 2016). Këto zgjedhje, për dikë ishin historike, kurse për pjesën tjetër ishin vetëm përsëritje të zgjedhjeve të kaluara. Edhe pse pati ndryshime të pushtetit në këto vende, kriza politike edhe më tutje vazhdon të mbetet e njejt. E përmenda problemin në Maqedoni, ngase Albin Kurti dhe strukturat e VV-së, kishin ndërhyrë atje disa herë duke bashkpunuar edhe më partitë maqedonase derisa e hoqën Ali Ahmetin nga pushteti. Këtu vëhët në pah përplasja brenda shqiptare për ta rrënuar progresin. Për të njëjtat qëllime, u sulmua Edi Rama, Ali Ahmeti dhe strukturat e UÇK-së. Madje për ti hequr nga pushteti dhe për ta marrë pushtetin prej tyre i dërguan në Hagë, nën moton që aso kohe ishte bërë modë “Shko Hashim”. Për ta mbajtur sa më largë Hashimin me shokë, aty ku është, Qeveria e Albin Kurtit nuk ofroj kurrfar garancioni për ta, që të qëndrojnë në Kosovë deri sa të merret vendimi definitiv. Më sa u pa më vonë qëllimi nuk ishte vetëm të gjykohën dhe dënohen vetëm krerët e UÇK -së, por UÇK-ja. Me këto qëllime dhe veprime të qeverisë Kurti është përputhur edhe kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja Ekatarina Trandafilova, e cila në një intervistë të gjatë pos tjerave ka thënë: “….në këtë gjykatë po gjykohet UÇK-ja dhe jo individët”. Kuptohet lufta kryesore e Serbisë ishte dërgimi i krerëve të UÇK-së në Hagë dhe gjykimi i tyre. Kjo i bije që për inate përsdonale dhe etje për pushtet në jo pak raste po e bëjmë punën e Serbisë. Albin Kurti (kryeministri aktual), gjatë kohës sa ishte në opozitë, apo pjesë e lëvizjeve që pretendonin për të ardhur deri tek kontrlli i shtetit të Kosovës, bëri shumë akuza ndaj strukturave të UÇK-së, dhe udhëheqësve të UÇK-së, që e udhëheqnin Shtetin e Kosovës, se kinse këta e kanë kapë shtetin. Këtë e thoshte çdo ditë, para mediave, në kuvend, në takime me të huajt, në intervista e në ndeja për qejf, kudo thoshte: “këta e kanë kapë shtetin, e ne jemi me e çkapë shtetin”. Me këto akuza Albin Kurti u ngjit në pushtet, duke e shkatërruar imazhin e UÇK-së dhe të luftës çlirimtare, por edhe duke e dëmtuar dukshëm edhe pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke i bërë një izolim total dhe duke i zbehur dukshëm mardhënjet e SHBA-ve më Kosovën. Projekti për ta akuzuar UÇK-në dhe për ta hequr nga pushteti, kishte një orkestrim të gjërë, që shtrihej edhe brenda partive politike të Kosovës, por që kryesisht udhëhiqej nga Serbia, Rusia dhe shtetet mike të tyre. Akuzat ndaj struktuarave të UÇK-së u përseritën aq shpesh nga Albin Kurti dhe qeveritarët e tij, sa që pas disa viteve, edhe vet populli i Kosovës i mori si të vërteta. Duke i dëgjuar këto akuza çdo ditë, në popull filloj të rritet antipatia ndaj UÇK-së. Kjo formë e akuzave, duke i përsëritur gënjeshtrat për ta akuzuar dike, duke e akuzuar me të pavërteta, u huazua nga elaboratet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë dhe nga Kisha Ortodokse Serbe, por edhe të disa akademikëve serb që bënë shumë elaborate për shkatrrimin e Kosovës siç janë: Ilija Garashanin, Jovan Cvijiqi, Vasa Çubrilloviqi, Ivo Andriqi etj, i përdorën gënjeshtrat, bënë dëshmitar të rrejshëm për ta bërë të vërtetë të pavërtetën. Madje “Babai i kombit serb” Dobrica Qosiq në shkrimet dhe elaboratet e tij për të ardhmën e Serbisë shkruante: “Gënjeshtra është interes shtetëror serb”, “ajo është në vetë qenien e çdo serbi”. “Ne gënjejmë në mënyrë krijuese, imagjinative, shpikëse”. “Serbët janë shpëtuar shumë herë në histori nga gënjeshtra”. “Ne gënjejmë për të mashtruar serbët, për të ngushëlluar një tjetër; gënjejmë nga dhembshuria, gënjejmë nga turpi, për të inkurajuar, për të fshehur mjerimin tonë, gënjejmë për shkak të ndershmërisë. Gënjejmë për shkak të lirisë, thot Dobrica Qosiqi në citatet e tij, duke përshkruar historinë, të tashmen dhe të ardhmën e politikës serbe. Për ne këto metoda bizare, duke e përfshirë këtu edhe propagandën e ashpër politike që u bë kundër UÇK-së, nxori në pah skllavrimin e mendimit të klasës politike. U pa qartë se gjatë qeverisjes Kurti dolën hapur shumë defekte, por një gjë doli sheshit, lufta e zhvilluar për të ardhur në pushtet kishte pasë një qëllim, kapjen e shtetit. Kjo e vërtetë më së miri shifet tek klani i tij i mafias energjetike, në krye të së cilës është vet, gruaja, vëllau, Martin Berisha, drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi i arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare etj. Institucionet si ZRrE, KOSTT, KEK e të tjera janë të kapura nga klani i Albin Kurtit, familja e tij dhe militantë partiakë. Si rezultat çdo ditë e më shumë po rritet varësia nga importi, duke i fryrë xhepat e EFT-së, Vuk Hamoviqit dhe klanit të mafias serbe të afërt më Aleksandar Vuçiqin dhe kompanin GEN-it, që i paguan miliona euro ambasadorit të Albin Kurtit-Martin Berishaj, si dhe kompanive të tjera fiktive si NOA, në kurriz të qytetarëve. Në qeverinë Kurti ndodhi egzodi më i madh i popullit të Kosovës në 100 vitet e fundit. Mori përmasa lufta fetare, që me shekuj u kultivua nga armiqët e Kosovës për ta paraqitur si vend radikal islamik në zemër të Ballkanit. Për realizimin e këtij projekti, njëri prej përpiluesve të elaborateve shfarosëse kundër shqiptarëve Vasa Çubrilloviqi shkruante: “Shqiptarët nuk janë evropian, ata duhet të ikin nga Evropa, duhet të shpërgulen që të shpëtoj Evropa prej tyre nga një rrezik i ardhshëm”. Me këtë motivacion u shpërngulën shqiptarët për në Turqi. Kjo qeveri u dha serbëve lokal autonomi territoriale, e Manastirit të Deçanit tokë, për të krijuar enklava me të drejta të shtetit, brenda shtetit. Kjo qeveri, në një mënyrë legjitimoj makinerinë e vjedhjes dhe blerjes së votës, që paraqet cenimin më të rëndë të procesit të garantimit të votës së lirë. Këtë fakt pos tjerash më së miri e tregon problemi i shkaktuar në zyrat qendrore të KQZ-së ditën e zgjedhjeve. Pjesë e lojës për defaktorizimin e Kosovës dhe shkatrrimin e imazhit të Kosovës, është edhe mos-konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Ky është një tregues i qartë që tregon se sa fuqishëm e ka kapë shtetin Albin Kurti dhe suita e tij. Nuk është mosaftësia e qeverisë për ta konstituar Kuvendin, por është sabotimi për të mos e konstituar Kuvendin. Dikush qëndron prapa këtij projekti nga shtetet jo mike të Kosovës. Kjo është loja e dikujt për ta gjunjëzuar Kosovën para shteteve jo mike të cilat punuan dhe investuan shumë kohë për të ardhur këtu ku jemi, pa prespektivë, dhe në mëshirën e fatit. Opozita nuk është dashtë ta lejon Albinin ta luan këtë lojë, për ta quar Kosovën buzë humnerës. Se sa dëm ju bë Kosovës me mos-konstituimin e Kuvendit të Kosovës, tash më po e shohin edhe ata që janë të vërbuar. U pa sa shumë e paskan dashur Kosovën deputetët e zgjedhur më votën e popullit. Në këtë mes nuk ka sinqeritet ndaj shtetit të Kosovës, ka interesa në lojën e madhe të bllokut që ka marrë detyra për ta defaktorizuar Kosovën para faktorit ndërkombëtar, duke e paraqitur Kosovën si shtet të pafuqishëm në vendim marrje, dhe të pafuqishëm në ndërtimin e shtetit. Pas fitores së “madhe” Albin Kurti i përfshir nga emocionet e pushtetit, e quajti pjesën e popullit që nuk e votuan “hajvana”, deri këtu kishte shkuar nënqmimi dhe degradimi i popullit nga ai që i mori shumicën e votave për ta formuar qeverinë. I njejti, pasi erdhi në pushtet me voten e popullit, nuk i respekton ligjet e shteti, abuzon me demokraci dhe nuk i përgjigjet gjykatës për shkelje kur e fton ajo. Akademiku serb, Dobrica Qosiq, që është i njohur edhe për qëndrimet e tij antishqiptare, kishte thënë: “Serbia mund ta kthejë Kosovën vetëm atëherë kur klima anti-amerikane fillon të zë rrënjë në Kosovë”, kishte shkruar ai në librin “Koha e gjarpërinjve”. Ftohja e marrdhënjeve me SHBA-të, ndodhi në qeverinë Kurti. Kapja e shtetit dhe uzurpimi i pushtetit nga ana e Albin Kurtit është brengë e madhe për Kosovën. Kosova ka nevojë për ta ndërtuar, për ta forcuar dhe për ta dashtë. Vuqiq po vazhdon realizimin e planeve dhe elaborateve të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë, të Kishës Ortodokse Serbe, por edhe të akademikëve serb për ta shtrirë edhe më shumë ndikimin e Serbisë mbi Kosovë. Në kuadër të realizimit të këtyre projekteve Aleksandër Vuqiq është duke e përgaditur një plan së bashku më shërbimet ruse, shërbimet serbe dhe aleatët tjerë strategjik të Serbisë, për ta trazuar Ballkanin Përendimor. Në këtë vorbull problemesh, problemi i Vojvodinës, Sanxhakut, Republikës Serbe në Bosnje, problemet e brendëshme të Serbisë dhe Malit të Zi, Kosovës Lindore (Lugina e Preshevës), Veriu i Kosovës etj, kërkojnë rrugëdalje dhe definim të këtyre problemeve. Për ti tejkaluar këto probleme dhe problemet e brendëshme që e kanë kapluar Serbinë, Vuqiq po e përdorë “Republikën Serbska”, por edhe Veriun e Kosovës për ti përdorur si leva të destabilizimit të Ballkanit përendimor. Në këtë proces mjaft delikat, roli i kolonës së pestë nuk është i pa rëndësishëm. Edhe përkundër këtij ngërqi e mos progresi që e ka përfshirë vendin, gjithmonë kanë dalë e do të dalin forca që i qojnë proceset e vendit përpara!
