Faton Klinaku

Faton Klinaku e citon Grenellin, sundimi i ligjit të bëhet përbrenda vendit e jo në Hagë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, Faton Klinaku, ka cituar emisarin special të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ku kishte thënë se sundimi i ligjit në Kosovë duhet bërë përbrenda vendit, e jo në Hagë. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës që një kohë të gjatë po i mësojnë gjyqtarët dhe prokurorët, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, përmes programeve bilaterale. Unë besoj që pas gjithë këtyre viteve ne duhet t’i lejojmë ata që të merren vetë me sistemin e tyre gjyqësor dhe problemet që i kanë. Sundimi i ligjit duhet të bëhet përbrenda vendit e jo ta ketë bazën në Hagë”, deklaroi Grenell, citati i të cilit u publikua nga Klinaku.

 

Kontrolloni gjithashtu

Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla

Më 17 janar të vitit 1982, në një atentat të përgatitur nga UDB-ja,u martirizuan: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla

Më 17 janar të vitit 1982 në Untergrupenbah në Gjermani, në një atentat të përgatitur …