Faton Klinaku

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thotë se me qeverinë aktuale i kanë shkëputur gjërat

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka deklaruar se me qeverinë aktuale i kanë shkëputur gjërat. “Tani jemi në Kushtetuese”, tha ai. Klinaku ka deklaruar se ka përfunduar dialogu i veteranëve me qeverinë, derisa të kthehet vendimi nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me pagën minimale. Sipas tij, gjërat kanë shkuar mbrapsht prej që ka ardhur qeveria aktuale në pushtet. Ndër të tjera, Klinaku në lidhje me betejën e veteranëve me qeverinë për pagën minimale, ka theksuar se organizatat e dala nga lufta janë kategori ligjore dhe ndryshimet e ligjeve që kanë të bëjnë me ta nuk mund të ndryshohen pa u konsultuar paraprakisht.

Kontrolloni gjithashtu

Valmir Elezi

KQZ: Kandidatët për kryetar komune duhet të kenë 3 vjet banim në komunën ku garojnë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikujtuar se një nga kushtet kryesore për t’u certifikuar si …