Faton Klinaku

Faton Klinaku: Përgjigjja e veteranëve është gati dhe do t’i dërgohet, kryeministrit, Kurti sapo të kthehet nga Amerika

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së  ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar propozimi që ditë më parë i është dërguar nga kryeministri Albin Kurti. Në këtë mbledhje është marrë vendim që OVL-ja e UÇK-së t’i kthejë me shkrim përgjigje Kurtit për propozimin e tij. Përfaqësuesi i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, tha se përgjigjja është gati dhe do t’i dërgohet, kryeministrit, Albin  Kurti sapo të kthehet nga Amerika. Ai nuk ka treguar nëse do ta pranojnë ose jo  propozimin e Qeverisë, që bashkërisht të hartojnë një ligj të ri dhe të nisë procesi i verifikimit të veteranëve. Në mbledhjen e djeshme Kryesia e ka përkrahur që t’i kthehet përgjigjja me shkrim për propozimin”, ka thënë Klinaku, duke shtuar se përmbajtja e përgjigjes do të kuptohet sapo t’i dorëzohet Kurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Pas tre bllokimeve të Listës Serbe, Kryeministri ndërron narrativën dhe zbut akuzat

Tri herë brenda këtij viti Vetëvendosje inskenoi të njëjtin skenar politik: bllokimin e Listës Serbe …