Faton Peci synon të emërojë ish-këshilltarin e përfshirë në hetime si drejtor të IKAP-it

Pavarësisht akuzave të vazhdueshme për përfshirje në afera korruptive dhe keqpërdorime me grantet bujqësore, ministri në largim i Bujqësisë, Faton Peci, raportohet se po vazhdon të ushtrojë ndikimin e tij në përzgjedhjen e emërimeve në pozita kyçe brenda institucioneve shtetërore. Peci po tenton ta emërojë ish-këshilltarin e tij politik, Hysen Muzliukaj, si Drejtor të Institutit të Kosovës për Administratë Publike – pavarësisht se ndaj tij rëndojnë akuza për korrupsion dhe një e kaluar problematike me drejtësinë. Muzliukaj, ish-drejtor i Kadastrit dhe Pronës në Komunën e Mitrovicës së Jugut, ishte arrestuar në vitin 2023 për dyshime mbi keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndaj tij ishin ndërmarrë veprime hetimore, përfshirë bastisje të banesës me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Edhe pse është liruar për t’u mbrojtur në liri, kjo nuk ka penguar që emri i tij të figurojë si një nga kandidatët kryesorë për një pozitë të lartë publike. Në listën e kandidatëve për pozitën e drejtorit të IKAP-it, të hartuar nga komisioni përzgjedhës i përbërë nga Lumnije Edmi, Naim Gashi dhe Fadil Dyla, Muzliukaj është renditur i dyti, me plot 82 pikë, duke ngritur shqetësime të mëdha mbi transparencën dhe integritetin e këtij procesi.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryetari i SHBA-ve, Bill Clinton e viziton Kosovën në shënim të 20 vjetorit të lirisë dhe hyrjes së trupave të NATO-s

Fjalimi historik i Presidentit Clinton më 10 qershor 1999: ‘Në Kosovë bëmë gjënë e duhur

Në përvjetorin e 26-të të Çlirimit të Kosovës, rikujtohet një nga fjalimet më të rëndësishme …