FAZ: A. Kurti ka të kaluar konfrontuese me aleatët perëndimorë dhe për shkak të kokëfortësisë së tij po e dëmton Kosovën

Gazeta Autoritative gjermane: Frankfurter Allgemeine Zaitung,  ka shkruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka një të kaluar konfrontuese me aleatët perëndimorë dhe tërë kjo ka ndodhur  për shkak të kokëfortësisë së tij. Me veprime  të   tilla ai  është duke dëmtuar vendin e tij. Gazeta shkruan se Kurti e ka humbur hë për hë mbështetjen e Amerikës dhe Bashkimit Evropian.  Tani  po ndodh që jo Serbia, por Kosova  të shihet në Bruksel dhe në Uashington si plangprishëse  në Ballkan, pavarësisht se Beogradi zyrtar nuk e ka ndryshuar qëndrimin obstruktiv,  me të cilin gjithë kohës e ka penguar zgjidhjen e konfliktit të Kosovës. Albin Kurti nuk i ikë konfrontimit, por nuk mund të qëndrojë gjatë pa  u dhënë përgjigje kërkesave që vijnë nga Uashingtoni dhe Brukseli, pasi Kosova, në plan afatgjatë si nga ana ekonomike edhe diplomatike është  krejtësisht e varur nga perëndimi, shkuan mes tjerash, Gazeta Autoritative gjermane: Frankfurter Allgemaine Zaitung

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …