FBI

FBI-ja po e heton sulmin terrorist në Ibër-Lepenc, ka bërë të ditur ambasadori amerikan, Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se FBI-ja po heton sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë sjellë mbështetjen e FBI-së për të ndihmuar organet e Kosovës në identifikimin e përgjegjësve dhe për të siguruar një hetim të besueshëm e të plotë. Kurrë nuk është ide e mirë që ambasadorët të flasin për hetimet e zbatimit të ligjit, por gjithçka që mund të them është se hetimet po vazhdojnë pandërprerë dhe ende nuk kemi përfundime për përgjegjësit e këtij sulmi, deklaroi ai. Hovenier shtoi se pas përfundimit të hetimeve dhe zbardhjes së të vërtetës, Amerika do të bashkëpunojë me autoritetet e Kosovës për të siguruar që kriminelët të përballen me drejtësinë.

Kontrolloni gjithashtu

Me aktivitete tematike e përkujtimore sot u përkujtuan: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullau

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët …