Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala: Gjyqësori po atakohet nga qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, deklaroi se iniciativat për formimin e komisioneve hetimore parlamentare nuk kanë pasur për qëllim ndërhyrjen në drejtësi. Ai konstatoi se  gjyqësori po atakohet nga qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje. Shumica parlamentare po e trajton gjyqësorin si të huaj, të kapur dhe të pabesueshëm, saktësoi Ferat  Shala në një diskutim të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, për Ditën Ndërkombëtare të Parlamentarizmit. Shala shtoi se PDK nuk ka pasur mundësi të pengojë funksionalizimin e komisionit hetimor për rezervat shtetërore dhe se nuk ka pasur asnjë tendencë për ndërhyrje, pasi ligji e ndalon një gjë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Hajdari: Protesta për drejtësi, jo hakmarrje, për komandantët e UÇK-së

Veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Berat Hajdari, ishte folësi i parë që …