Ferat Shala: Kjo Qeveri ka dështuar të realizojë qoftë edhe një projekt kapital madhor

Me mbi 3.5 miliardë euro buxhet vjetor, kjo Qeveri ka dështuar të realizojë qoftë edhe një projekt kapital madhor që do të linte gjurmë në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të vendit. Në vend të investimeve konkrete, krijimit të vendeve të punës dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve, energjia institucionale po harxhohet në propagandë, rrjete sociale dhe vetë-promovim politik. Ky mentalitet qeverisës i dobët dhe pa vizion po e mban Kosovën në vendnumëro, duke humbur kohë, resurse dhe mundësi reale zhvillimi. Kosova ka nevojë për një qasje serioze, profesionale dhe të përgjegjshme ndaj qeverisjes—një qasje që vendos punën, projektet strategjike dhe rezultatet konkrete mbi fjalët boshe. Është koha që vendi t’i kthehet punës reale, projekteve zhvillimore dhe suksesit të qëndrueshëm, me një udhëheqje të dëshmuar, kompetente dhe me vizion të qartë për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Me Bedri Hamzën Kryeministër, Kosova mund të hyjë në një fazë të re të qeverisjes efektive, investimeve serioze dhe rikthimit të besimit të qytetarëve në institucione.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Çfarë pamë nga tubimi i LVV-së në Zvicër ishte një nivel tjetër i marrëzisë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka shfaqur kritika ndaj asaj …