leoni

Ferat Shala kundër përjashtimit të veriut nga shtrenjtimi i rrymës: Shkelje e ligjit dhe parimeve njerëzore

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për përjashtimin e komunave në veri të Kosovës nga shtrenjtimi i tarifave të energjisë elektrike, duke e cilësuar këtë si një veprim të padrejtë dhe diskriminues. Shala ka theksuar se ky vendim është precedent i paprecedent dhe përbën shkelje të rëndë të parimeve njerëzore dhe ligjore. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë tonë dhe është shkelje e çdo parimi njerëzor, ka deklaruar ai, duke akuzuar qeverinë Kurti dhe institucionet përkatëse për pabarazi dhe shkelje të të drejtave të qytetarëve. Sipas tij, përjashtimi nga tarifat e reja është një trajtim i pabarabartë që minon kohezionin shoqëror dhe barazinë para ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …