Ferat Shala: Prof. Ahmet Qeriqi na bashkoi sot, ashtu si dikur që na bashkonte: intelektualë, veprimtarë, luftëtarë të lirisë, shokë e familjarë

Sot është një ditë e madhe.
Sot, si asnjë ditë tjetër, ndërthuren festa, ngjarje dhe personalitete.
Sot është 7 Marsi,dita që bart mbi vete lavdinë e Epopesë së Jasharajve dhe Ditën e Mësuesit.
Sot, si për koincidencë nderi, lavdie dhe përkujtimi, morëm pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar veprimtarit, të burgosurit politik dhe drejtorit të Radios Kosova e Lirë, prof. Ahmet Qeriqi (1946–2025), në përvjetorin e parë të ndarjes së tij nga jeta.
Personalitetet e veçanta ose lindin, ose shkojnë në pavdekësi në data të veçanta.
Prof. Ahmet Qeriqi na bashkoi sot, ashtu si dikur që na bashkonte: intelektualë, veprimtarë, luftëtarë të lirisë, shokë e familjarë.
Baca Ahmet na nderoi dhe na vlerësoi edhe me dorëshkrimet që kishte lënë pas. Këto dorëshkrime sot u përuruan në dy vepra të veçanta.
Jeta dhe vepra e Ahmet Qeriqit ishte dhe mbetet udhërrëfyes për brezat që vijnë.
I përjetshëm kujtimi për Ju, Prof. Ahmet Qeriqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ruzhdi Jashari: Ahmeti i takon epokës së pavdekshme, ku jetën e përmbylli pokështu në datat epokale të rëndësisē jetike të atdheut

AKADEMI PËRKUJTIMORE ME RASTIN E NJË VJETORIT TË NDARJES NGA JETA, E PROF. AHMET QERIQIT, …