Ferat Shala reagoi ndaj ngritjes së çmimit të energjisë

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka reaguar ndaj raportimeve të ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Sipas ZRRE-së dhe KESCO-s, konsumatorët jofamiljarë duhet të paraqesin dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës për të vërtetuar nëse përmbushin kriteret e furnizimit me shërbim universal. Shala vuri në dukje se në shumë shtete të BE-së dhe rajonit, liberalizimi i tregut të energjisë ka sjellë rritje të çmimeve për konsumatorët fundorë, veçanërisht në fazat e para të implementimit. Konsumatorët kanë përjetuar rritje të ndjeshme të faturave të energjisë, pasi çmimet në tregun e lirë janë rritur krahasuar me ato të rregulluara nga shteti. Ky proces krijon presion mbi buxhetet e konsumatorëve dhe rrit shqetësimet për standardin e jetesës, shkroi Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …