Ferit Hoxha: 2962 shtetas shqiptarë në Lindjen e Mesme, 138 kanë kërkuar të largohen nga zona e konfliktit

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka raportuar në Komisioni Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme për situatën e shtetasve shqiptarë në rajonin e Lindja e Mesme, në kontekstin e tensioneve dhe konfliktit në këtë zonë. Sipas tij, në fillim të konfliktit në rajon kanë qenë gjithsej 2962 shtetas shqiptarë rezidentë, ndërsa edhe 543 të tjerë ndodheshin me qëndrim të përkohshëm si udhëtarë. Ministria e Jashtme ka arritur të kontaktojë individualisht 2511 shtetas, që përbëjnë rreth 85 për qind të totalit. Hoxha bëri të ditur se 138 prej tyre kanë shprehur interes për t’u larguar nga zona e konfliktit, ndërsa 703 qytetarë janë asistuar ose udhëzuar për t’u larguar në forma të ndryshme. Sipas tij, 24 shtetas janë larguar individualisht, ndërsa 45 të tjerë janë planifikuar të largohen përmes kanaleve të sigurta të transportit. Ministri shtoi se 17 qytetarë shqiptarë janë evakuuar me ndihmën e shteteve partnere. Ai theksoi se kjo është një praktikë e zakonshme ndërkombëtare, ku shtetet që organizojnë evakuimin e shtetasve të tyre ndihmojnë edhe qytetarë të vendeve të tjera nëse ka vende të lira. Sipas Hoxhës, vështirësitë më të mëdha janë hasur në Iran, ku ka pasur shtetas shqiptarë, por ku Shqipëria nuk ka prani diplomatike, duke e bërë më të ndërlikuar koordinimin për largimin e tyre nga zona.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Kriza politike rrezikon pozitën ndërkombëtare të Kosovës

Kriza e re politike në Kosovë po shihet nga analistët si një rrezik serioz për pozitën …