Brickos

Ferizaj lider në respektimin dhe trajtimin e komunitetit

Me ftesë të Këshillit të Evropës, respektivisht programit ROMACTED, nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, i shoqëruar nga Elbasan Osmani bartësi i deritanishëm i Programit ROMACTED të Këshillit te Evropës për Komune e Ferizajt, ka marr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të bashkëpunimit për programin ROMACTED 2, me ç’rast do të realizohen projekte të reja për komunitetin. Me këtë rast është thënë se ROMACTED II Kick-Off,  ka për qëllim “Promovimin e  Qeverisjes së Mirë dhe Fuqizimin e Komuniteteve Rome në Nivel Lokal”, program ky i përbashkët mes Këshilli të Evropës dhe Bashkimit Europian. ROMACTED II synim kryesor ka që të forcojë angazhimin dhe të mbështetjen në  zhvillimin lokal përmes ngritjes së kapaciteteve të autoriteteve lokale dhe pjesëmarrjes efektive të qytetarëve romë, ashkali dhe  egjiptianë në planet dhe projektet lokale. Në kuadër të programit ROMACTED 1 që ishte gjatë vitit të kaluar ishin të angazhuar 3 mediator për kthimin e nxënësve te komunitetit në shkolla dhe pjesa tjetër për  blerjen e pajisjeve shkollore për ta. Ne mesin e 10 komunave te cilat ishin te ftuara, Ferizaj ishte kampion i realizimit të këtij programi.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "Promoting good governance and Roma empowerment local level"

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …