Komuna e Ferizajt ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Preda Plus për realizimin e projektit “E ardhmja e saj”, i cili synon fuqizimin e grave sipërmarrëse në qytetin e Ferizajt.
Marrëveshja u nënshkrua nga nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu, i shoqëruar nga drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, si dhe drejtori i projektit, Valentin Hoxha.
Ky projekt do të financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe synon të ofrojë mundësi konkrete për zhvillimin e bizneseve të reja në pronësi të grave.
Në kuadër të projektit do të organizohen trajnime profesionale dhe do të ofrohen grante për startup-e, me qëllim mbështetjen e grave që dëshirojnë të zhvillojnë ide biznesi dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik lokal.
Komuna e Ferizajt mbetet e përkushtuar në krijimin e mundësive të barabarta dhe në mbështetjen e grave në ndërmarrësi dhe zhvillim ekonomik.