Ferizaj me dy klube shahu në Superligën e Kosovës

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim drejtuesit e Klubit të Shahur Ferizaj të cilët kanë arritur të plasohen në Superligën e Kosovës. Në postimin e tioj në facebook, kryetari Aliu ka shkruar:

“Mirëprita grupin e shahistëve ferizajas nga Klubi i Shahut “Ferizaj”, përbërë nga kryetari Feim Qorrolli, sekretari Luan Selmani si dhe shahistët Qemajl Qorrolli, Feriz Sejdiu, Besim Uruçi dhe Valentin Uruçi të cilët i përgëzova për inkuadrimin e klubit të dytë të Ferizajt në Superligën e Kosovës në sportin e shahut, për t’i ofruar gjithashtu gjithë mbështetjen tonë për zhvillimin e këtij sporti”, përfundon postimi i kryetarit Aliu.

Kryetari Agim Aliu mirëpriti edhe drejtuesit e KF “Tefik Çanga”

Gjatë ditës kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka mirëpritur në takim edhe drejtuesit e Klubit të Futbollit “Tefik Çanga” të cilët javë më parë kanë arritur të plasohen në Ligën e Parë të Kosovës në futboll..

“Me drejtuesit e KF “Tefik Çanga” për t’i përgëzuar për suksesin sportiv e për t’i ofruar gjithë mbështetjen tonë tashmë në Ligën e Parë të Futbollit”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Nura: Përgjegjësi ndaj ambientit ka secili njeri i vetëdijshëm

Kryetari i komunës së Skenderejat, z. Fadil Nura me bashkëpunëtor në kuadër të aktiviteteve të …