leoni

ZRRE-ja

Gjykata pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë – Oda Ekonomike kërkon plan tranzicioni

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike. Bazuar në këtë vendim, OEK i ka bërë thirrje ZRrE-së që të ndalojë menjëherë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e bizneseve dhe të pezullojë zbatimin e njoftimit. Në një reagim publik, OEK thekson se nuk është kundër daljes në tregun e lirë të energjisë, por ka kërkuar me ngulm që ky proces të shoqërohet me një plan të qartë tranzicioni. Sipas Odës, faza kalimtare duhet të jetë e drejtë, e zbatueshme dhe të sigurojë stabilitet për bizneset dhe qytetarët. OEK fton ZRrE-në për një bashkëpunim të ngushtë në hartimin e kësaj faze kalimtare, me qëllim që ndryshimet në tregun e energjisë të mos cenojnë funksionimin dhe zhvillimin e sektorit privat në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: “Ku janë institucionet e Kosovës?”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit …