Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv të KOSTT-it, Mustafë Hasani, nënshkruam kontratën për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale, ku do të ndërtohet Nënstacioni NS 110/35/10 (20) kV, Ferizaj 3 si dhe traseja për linjën përcjellëse 110 kV, investim ky madhor, strategjik mbi 5 milionë eurove që i jep zgjidhje afatgjate, sfidave me energjinë elektrike si për ekonomitë familjare ashtu edhe për bizneset e ferizajasve.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
