Adil Fetahu

Adil Fetahu: KUR SERBIA I VRET FËMIJËT E VET, “PËR INTERESA TË LARTA” I

Opinioni do të tmerrohet kur të zbulohet e vërteta (Aleksandar Vuçiq)

Kur vret Sigurimi i Shtetit, nuk zhvillohen hetime (Vuk Drashkoviq)

Masakra në kafenenë “Panda” në Pejë (1998)

Opinioni në Kosovë dhe ai në Serbi e mbajnë mend vrasjen e 6 dhe plagosjen e tre të rinjëve serbë e malazezë dhe njenit musliman-boshnjak në kafenenë “Panda” në Pejë, më 14 dhjetor 1998. Për vrasjen e tyre, propaganda, mediat, kisha dhe organet shtetërore të Serbisë i akuzuan “terroristët shqiptarë – UÇK-n” dhe zhvilluan një aksion të arrestimit dhe maltretimit fizik e psiqik të civilve  shqiptarë, gjoja se këta kishin organizuar dhe kryer vrasjen.  Por, njerëzit që e kanë njohur politikën e pushtetit kriminal serb, qysh në fllim kanë dyshuar dhe gadi qindpërqind e kanë ditur se masakrën e kanë kryer shërbimet sekrete të shtetit të Serbisë, e jo UÇK-ja, e cila nuk vriste civilë dhe sidomos fëmijë. Dhe dyshimi doli i bazuar: masakrën e ka planifikuar, urdhëruar dhe organizuar d Shërbimi i Sigurimit të Shtetit, ndërsa e ka zbatuar  Njësia për Operacione Speciale. Koamandant i asaj Njësie (JSO=jedinica za specijalne operacije/Njësia për Operacione Soeciale) atë kohë ka qenë krimineli i njohur Millorad Ulemek-Legija, i cili tash është në burg, i gjykuar për vrasjen e kryeministrit të Serbisë Zorn Gjingjiq (12 mars 2003). Ndërkaq, kryeshif i Sigurimit të Shtetit ishte krimineli tjetër Radomir Markoviq. Këta të dy tash e akuzojnë njeni-tjetrin për vrasjen e kryer në kafenenë “Panda” në Pejë, dhe jo vetëm për atë.

Në kohën kur u krye vrasja në “Panda”, Njësia për Opercaione Speciale, e quajtur “Munja”,ka qenë e stacionuar në Pushimoren afër Manastirit të Deçanit, ndërsa pandëreprerë është vërtitur me atomjete “hamer”, pa tabela, nëpër rrugët e Pejës e të qyteteve tjera. Për shkak të rrezikut të arrestimit, maltretimit dhe zhdukjes, shqiptarët e Pejës ishin mbyllur  dhe pas orës 16 nuk dilnin prej shtëpive të tyre. Ishte përhapur lajmi se po vepron “Cërna ruka” (dora e zezë) dhe se njerëzit po vritën ose po zhduken pa shenjë.

Si paralajmëronte Radioteleviizioni i Serbisë se do të ndodhë vrasja?

Shërbimi i Sigurimit të Shtetit i kishte nën kontrollë të gjitha mediat dhe i shfrytëzonte ato në funksion të përhapjës së propagandës e të parapërgatitjes së opinionit për veprimet që do të ndërmerrte.  Disa ditë para rastit të vrasjes në kafenenë “Panda”, RTS dy net rresht, në ditarin qendror të mbrëmjes, që ishte emisioni më i shikuar, lexonte gjoja një komunikatë të UÇK-së, me të ciln paraaljmëronte sulme në lokalet në të cilat po mblidheshin të rinjtë serbo-malazezë.  Por, është interesant se në mbrëmjen kur ndodhi vrasja në “Panda”, po ai medium informativ lajmin e dha tek në ditarin e tretë, që emetohej pak para gjysmës së natës, dhe atë e dha në verzion të shkurtër dhe jo si kryelajm, por diku kah fundi i ditarit të tretë, vetëm para prognozës së motit! Redaktori kujdestar kishte refuzuar ta emetojë raportin e korespondentit të vet nga Peja, veçse e kishte pritur rapotin zyrtar të gjykatësit hetues, respektivisht të sigurimit të shtetit, të cilin korespodenti nuk kishte mund ta merrte nga organet zyrtare.

Arrestimet dhe maltretimet kundër shqiptarëve

Gjatë procesit të gjoja hetimeve dhe arrestimeve për rastin “Panda”, që ishte një proces i paramenduar për të shkallëzuar dhunën dhe  maltretimet kundër shqiptarëve, u arrestuan e maltretuan fizikisht e psiqikisht më se 150 shqiptarë dhe u burgosën mbi 20 veta, të cilët përjetuan dhunë të tmerrshme nga organet serbe, sa që ndonjë u detyrua të deklarojë “se ka qenë vrasës në “Panda”. Kur sigurimi i shtetit informoi se e ka zbuluar dhe arrestuar grupin  i cili “e ka organizuar dhe kryer sulmin në Panda”, nënkryetari i qeverisë federale i ngarkuar për çështjën e Kosovës, Nikolla Shainoviq, me plot lavdatë  për efikasitetin e organeve të shtetit, doli me komunkatë se rasti “Panda” u zgjidh. Kundër 5 vetave: Gazmend Bajrami, Xhevdet Bajrami, Beqir Loxhaj, Vllaznim Përgjegjaj dhe Agron Kollçaku, Prokuroria e Qarkut të Pejës ngriti aktakuzë për terrorizëm dhe vrasjen e 6 dhe plagosjen e 3 personave në kafenenë “Panda”, në Pejë.  Më 11 qershor 1999, këta të akuzuar u transferuan nga burgu i Pejës, në Burgun e Leskovcit. Gjykata e Qarkut e Leskovcit i dënoi me nga një vit burgim, por as gjatë procesit gjyqësor as në aktgjykim nuk u ngarkuan as u përmendet vrasja në kafenenë “Panda”, veçse  u dënuan për vepër penale të “bashkimit me qëllim të veprimtarisë armiqësore dhe terrorizmit”. Pas  vuajtjes së dënimit, me ndërmjetësimn e Kryqit të Kuq Ndërkombtar u kthyen në Pejë më 15 dhjetor 1999, të dërmuar e me pasoja të përhershme nga maltretimet fizike të përjetuara gjatë tërë një viti.

Dyshimet se vrasësit nuk ishin shqiptarë?

Pak kohë pas lajmit mbi arrestimin e grupit të shqiptarëve, njeni nga prindët e viktimave, Lubomir Ristiq  ka thënë se një mik i tij nga SUP/SPB në Pejë, i ka treguar në besë, se ata shqiptarë  që janë arrestuar nuk kanë asnjë lidhje me rastin “Panda”.

Ish-kryeshefi i SPB të Pejës, Boro Vllahoviq, i ka thënë gazetës “Danas” se sigurimi publik, policia e Pejës, ka punuar intensivisht në zbulimin e rastit, por kur Sigurimi i Shtetit e ka marrë rastin në kompetencë të vet, SPB i ka ndërprerë të gjitha aktivitetet operative për atë rast. Për të dyshuarin kryesor, Vllahoviq ka thënë se ai ishte njeri me të meta mentale.

Ish-kryetari i Gjykatës së Qarkut të Pejës, e cila pas lufte është transferuar në Leskovc, Rade Gojkoviq, në bisedën për gazetën “Danas”, ka shprehur habinë se si hetimet gjyqësore për rastin “Panda” nuk kanë filluar edhe 15 vjet pas masakrës. Ai ka thënë se askush nuk e ka kontaktuar as pyetur për atë rast. Përafërsisht kështu ka deklaruar edhe ish-gjykatësi hetues i Gjykatës së Qarkut të Pejës, Veselin Çagjenoviq, i cili ka kryer shikimin në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur rasti. Ndërsa, ish-prourori i Prokurorisë së Qarkut të Pejës, Vojisllav Shoshkiq, që asokohe ishte ushtrues i detyrës, ka thënë se kurrë nuk ka pasur ndonjë kontakt me lëndën e masakrës së “Pandës”. As më vonë sa kam qenë në Proukrorinë për Krime të Luftës, ajo lëndë nuk ka ekzistuar, ka thënë Shoshkiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në tendën tonë në Rreze të Baliqit vijnë për të na vizituar eprorët e operativës: Xhavit Sadrijaj dhe Muharrem Sylejmani. (E martë 20 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Në tendën tonë në Rreze të Baliqit vijnë për të na vizituar eprorët e operativës: Xhavit Sadrijaj dhe Muharrem Sylejmani. (E martë 20 prill, 1999)

Është një ditë tanimë e rëndomtë, në tendë. Vazhdimisht po bën mot i lig. Edhe …