Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Deçan

Në Deçan është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku ishin të pranishëm anëtaret e këtij Këshilli. Mbledhjen e ka kryesuar Koordinatori i KKSB-së Ismet Kukleci, ndërsa i pranishëm ishte edhe nënkryetari i Komunës së Deçanit, Sami Cacaj. Të ftuar në këtë takim pos anëtarëve të KKSB-së ishin edhe Drejtori i QKMF-së Selmon Berisha, Komandanti i Zjarrfikësve në Deçan Besim Selmanaj dhe zyrtar i Ndërmarrjes Rajonale ,,Hidrodrini’’ Petrit Januzaj.

Pikat e rendit të ditës të cilat u diskutuan ishin:

– Çështja e sigurisë në komunën e Deçanit

– Njoftim për situatën epidemiologjike dhe vaksinimin në masë

– Masat e ndërmarra për sigurimin e ujit të pijes gjatë sezonës verore

– Ndërmarrja e masave parandaluese për zjarrvëniet në natyrë si dhe

– Të ndryshme.

Pas hapjes së këtij takimi  Komandanti i Policisë në Deçan, Kapiten Faik Jahmurataj, bëri të dituar se marr në përgjithësi gjendja e sigurisë në komunën e Deçanit, është e qet dhe stabile, duke bërë të dituar për shqetësimin e banorëve të fshatit Irzniq, ditë me parë lidhur më rastet e vjedhjeve në këtë fshat dhe kontrollit policor. Situata është e qet dhe nuk ka shqetësime pasi që gjithçka është nën kontroll. Për piken e dytë, për njoftimin e situatës epidemiologjike në Komunën e Deçanit dhe procesin e vaksinimit i ka informuar të pranishmit, drejtori i QKMF-së Selmon Berisha. Ai tha se, sa i përket vaksinimit, 4633 qytetar deri më tani janë  të vaksinuar dhe se procesi deri tani po shkon mirë duke i lutur qytetarët që të aplikojnë në mënyrën online  https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration, sepse sipas rregullave vetëm kjo është mundësia e QKMF-së për vaksinim ku dhe bëri më dije se në stok për momentin janë 2524 doza të vaksinës për qytetaret qe aplikojnë online. Sa i përket situatës me ujë të pijes, për menaxhimin e ujit ka fol Petrit Januzaj nga Ndërmarrja Regjionale ,,Hidrodrini’’ ai tha se për momentin të gjitha burimet e ujit në komunën e Deçanit kanë ujë të mjaftueshëm për pijë por vazhdojnë qytetarët të keqpërdorin ujin e kjo vazhdon të jetë shqetësim për ne. Ndërsa Besim Selmanaj-Komandant i Zjarrfikësve në Deçan, tha se deri më tani falë vetëdijesimit të qytetareve raste të zjarrvënies nuk kemi pas duke ju bë thirrje për kujdes të vazhdueshëm sidomos pas korrjeshirjeve në hamullore dhe organizimeve në piknik. Një apel të tillë përmes njoftimeve tregon se është bërë edhe nga Drejtoria e Shërbimeve  Publike Mbrojte dhe Shpëtim, këtë e bëri të ditur Shefja e Sektorit për Siguri dhe Emergjenca Gentiana Mazrekaj. Drejtori i Arsimit, Bekim Vishaj, ka informuar anëtaret e KKSB-së për përmbylljen e procesit mësimorë në shkolla, të cilin pavarësisht pandemisë e ka vlerësuar të suksesshëm duke i falënderuar të gjithë aktorët që kanë ndihmuar në realizim me sukses të këtij viti shkollor në kushte pandemie. Nga ky takim dolën këto rekomandime:

  1. Nënkryetari i komunës Sami Cacaj, kërkoi nga Ndërmarrja Regjionale ,,Ujësjellësi’’ që të bashkëpunojnë më policinë dhe keqpërdoruesit e ujit të pijes të kenë gjoba mandatore.

  2. Policia: Qytetarët të vetëdijesohen që makinat e tyre të parkohen në vendin e duhur, në të kundërtën zero tolerancë do të ketë ne falje të gjobave.

  3. Njësiti i Zjarrfikësve bën lutje tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm në ndezjen e zjarreve gjatë vikendeve, ku u vlerësua se janë masa preventive deri te shkaktimi i ndonjë rreziku të zjarrvënies.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …