Një nga projektet më të veçanta të Komunës së Ferizajt dhe e domosdoshme për krijimin e zgjidhjeve urbane përgjatë qendrës së qytetit është edhe zhvendosja e Stacionit të Autobusëve në lokacion të ri. E pikërisht për këtë qëllim, qeverisja Aliu implementoi projektin për ndërtimin e Stacionit të ri të Autobusëve në rrugën “Driton Islami”.
Pra zhvendosja e lokacionit të Stacionit të Autobusëve, në një pjesë që e lehtëson qarkullimin e autobusëve, udhëtarëve, ka lidhje shumë të mirë me qytete të tjera por mbi të gjitha hap edhe perspektivën e re për ta shndërruar Ferizajn në një qendër të rëndësishme urbane që do të kompletohet edhe me transportin urban.
“Nën shkëlqimin e 50 fishekzjarreve simbolikë e jubileut të 50-të të themelimit të Stacionit të Autobusëve në Ferizaj me mirënjohje e vlerësim brezave që ngritën e zhvilluan institucionin dhe kompanive transportuese që lartësuan me përkushtim e punë Ferizajn, përuruam sonte Stacionin e Ri të Autobusëve në Ferizaj, një vepër model që paraqet identitetin e ri të Ferizajt modern e të zhvilluar, vizionar për të ardhmen.
Ta gëzojnë ferizajasit, brezat e sotëm e të ardhshëm”, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari I komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.