Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu bashkë me ekipin e tij qeverisës dhe bashkëqytetarë, të premtën ka bërë xhiron e parë përuruese me autobusët e transportit publik urban, një projekt ky që lehtëson ndjeshëm trafikun urban, kursen xhepin e qytetarëve, mbron ambientin e mbi të gjitha ofron shërbim cilësor transporti për të gjithë qytetarët.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
