Fermerët nga Gllogjani, Dubrava dhe Shaptej, do t’i ujisin pronat e tyre bujqësore më lehtë

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Dçanit, Rifat Stojkaj ka përcjellë nga afër fillimin e punimeve për hapjen dhe mirëmbajtjen e kanaleve të ujitjes për të lehtësuar punën e fermerëve të kësaj komune.

“Kemi filluar sot me hapjen e kanaleve të ujitjes në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit e nënshkruar nga Kryetari i Komunës z.Bashkim Ramosaj me Kompaninë rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Drini i Bardhë”.

Nga tani, një pjesë e madhe e pronave bujqësore të fshatrave Gllogjan, Dubravë e Shaptej, do t’i ujisin pronat e tyre bujqësore më lehtë.

Gjatë gjithë sezonës, do të jemi pranë çdo fermeri deçanas për t’i ndihmuar e për t’ua lehtësuar punën.

S’kemi me u nal, ka shkruar në profilin e tij në facebook, drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron maturantët për testin e maturës

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti përmes një postimi në profilin e tij …