Fikret Rexhepi: Nuk guxojmë të lejojmë që atë qe e fituam me gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën e popullit ta humbim për kryeneqësinë e një politikani pa identitet

Si politikan i ri dhe si pjesëtar i një familjeje që ka dhënë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, nuk mund të qëndroj i heshtur përballë zhvillimeve të fundit që rrezikojnë marrëdhënien tonë historike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërprerja e dialogut strategjik nga SHBA është një sinjal alarmi për vendin tonë. Kjo nuk është çështje partie apo pushteti, por çështje interesi kombëtar. Qasja e mbyllur, arrogante dhe përçarëse e Kryeministrit Kurti ndaj aleatëve tanë më të rëndësishëm po e dëmton rëndë pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe të ardhmen euroatlantike të saj. Kosova ka ekzistuar dhe ka mbijetuar falë mbështetjes së aleatëve, në krye me SHBA-në. Prandaj, është papërgjegjësi historike që për interesa të ngushta politike të sakrifikohet partneriteti që ka ndërtuar lirinë, sigurinë dhe shtetësinë tonë. Koha është për reflektim. Kosova ka nevojë për lidership që bashkëpunon me miqtë, jo që i largon ata. Nuk guxojmë të lejojmë që atë qe e fituam me gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën e popullit ta humbim për kryeneqësinë e një politikani pa identitet.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Haxhiu: Karcinoma e fshikzës urinare dhe mjekimi i saj sipas stadeve

Karcinoma e fshikzës urinare është një tumor malinj që zhvillohet nga qelizat që mbulojnë sipërfaqen …