Filloi konferenca “Zhvillimi i Sistemit Hekurudhor në Evropën Jug-Lindore” drejtuar nga Ministria e Infrastrukturës

Filloi konferenca “Zhvillimi i Sistemit Hekurudhor në Evropën Jug-Lindore” drejtuar nga Ministria e Infrastrukturës

Filloi punimet  konferenca ndërkombëtare “Zhvillimi i Sistemit Hekurudhor në Evropën Jug-Lindore” e drejtuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe e organizuar nga Hekurudhat e Kosovës Trainkos Sh.A. Gjatë kësaj konference, në fjalën e tij ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, theksoi:” Sistemi i transportit është komponentë e domosdoshme në përkrahjen e zhvillimi ekonomik te çdo vendi i cili kushtëzohet nga madhësia e vendit, gjendja ekonomike, burimet natyrore dhe faktorë të tjerë që së bashku paraqesin bazën e zhvillimit të një sistemi efikas dhe efektiv të transportit për kontribut në gjenerimin e rritjes së qendrueshme ekonomike. Duke e marrë parasysh se sistemi i transportit hekurudhor ka një rëndësi të veçantë në zhvillimin ekonomik, Qeveria e Kosovës që nga viti 2011 ka ndërmarrë veprimet me të cilat ka bërë ndryshime në organizimin e sistemit hekurudhor i cili konsistoi në ndarjen e Hekurudhave të Kosovës në dy subjekte ekonomike: “Infrakos-i”  që është përgjegjës për menaxhimin, mirëmbajten dhe zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore dhe “Trainkos-i” që është përgjegjës për ofrimin e shërbimeve të transportit të udhëtarëve dhe mallrave.

Krahas kësaj, Kosova ka adaptuar legjistlacionin që mundëson hapjen e tregut për operatorët tjerë hekurudhor me çka do të bëhet ofrimi i shërbimeve cilësore për në transportin e udhëtarëve dhe mallrave. Ky legjistlacion ka mundësuar që sot të kemi edhe një operator të dytë të licensuar për transportin e mallrave në Kosovë presim që shumë shpejt të filloi së operuari.

Me qëllim të integrimit të rrjetit hekurudhor në rrjetin Pan-Evropian, Kosova është bërë anëtare e Observatorit të Transportit të Evropës Juglindore (SEETO). Ky anëtarësim ka mundësuar që të stimulohet zhvillimi i infrastrukturës së transportit në Evropën Juglindore. Në qershor të viti 2014 është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit për zhvillimin e rrjetit të transportit qendror rajonal me në nivel qeveritar në mes të këtyre shteteve rajonale:  Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Komisionit Evropian. Qëllimi i këtij memorandimi ishte bashkëpunimi në zhvillimin e infrastrukturës kryesore dhe asaj ndihm[se në rrjetin qendror rajonal të transportit multimodal të Evropës Juglindore dhe fuqizimi i politikave në këtë fushë me qëllim të mbështetjës së zhvillimit ekonomik rajonal.

Rrejti hekurudhor i Kosovës shtrihet në një gjatësi prej 333 kilometra të cilat janë të paelektrifikuara, standarde dhe një drejtimshe. Linja kryesore shtrihet nga kufiri verior i Kosovës në Leshak deri në Han të Elezit. Kjo linjë ka një gjatësi prej 148 kilomtetrash dhe është pjesë e rrjetit bazë hekurudhor të SEETO-s, e njohur si rruga 10. Linjat tjera përfshijnë linjat Fushë Kosovë-Pejë, Klinë-Prizren dhe Fushë Kosovë-Prishtinë-Podujevë.

Infrastruktura hekurudhore në Kosovë është e vjetruar dhe nuk është në gjendje të përmbushë nevojat e udhëtarëve dhe mallrave. Andaj, Qeveria e Kosovës përmes strategjisë dhe planit të veprimit ka orientuar investimet strategjike në sektorin hekurudhor siç janë:

-Modernizimi i linjës 10, projekt i cili është në fazën e zbatimit.

-Kryerjen e studimit të fizibilitetit për ndërtimin e linjës hekurudhore që lidhë Kosovën me Shqipërinë me qendrat kryesore dhe portet e saj.

-Kryerjen e studimit të tregut për t’i analizuar nevojat e Kosovës, për terminale multimodale dhe për të përcaktuar vendin e  tyre në rrjetin e terminaleve intermodale në Ballkan dhe lidhjen e tyre me qendrat e distribucionit dhe logjistikës në rajon.

Përderisa transporti i mallrave zhvillohet përmes porosive nga klientët dhe bizneset, transporti i udhëtarëve zhvillohet në linjat e rregullta hekurudhore sipas orarit që miratohet çdo fundvit. Duhet cekur se një kategori e udhëtarëve siç janë fëmijët studentët dhe të moshuarit subvencionohen nga Ministria e infrastrukturës. Aktualisht linjat e transportit të udhëtarëve janë funksionale në relacionet vajtje-ardhje për Prishtinë- Pejë dhe Prishtinë-Hani i Elezit-Shkup.

Investimet në infrastrukturën hekurudhore si dhe ato në modernizimin e mjeteve motorike dhe gjenerimin e tyre, përkrahja e vazhdueshme financiare për “Trainkos” dhe “Infrakos” dëshmon që Qeveria e Kosovës, po angazhohet të arrijë synimet e saja që shërbimet e transporti hekurudhor të ejtnë në nivel vendet e rajonit. Bazë për këtë është edhe implementimi i strategjisë sektoriale dhe transportit multimodal 2015-2025 dhe plani i veprmit pesë vjeçar të cilat janë miratuar në shtator të vitit të kaluar nga Qeveria e Kosovës.

Investimet e vazhdueshme, synimet strategjike, bashkëpunimi rajonal dhe orinetimi për integrimin e rrjetit hekurudhor vendor në rrjetin hekurudhor Pan-Evropian, janë dëshmia më e mirë se Qeveria e Kosovës, ka filluar zhvendosjen e fokusit nga invetimet në rrjetin rrugor në atë hekurudhor.

Natyrisht, të gjitha këto invetime nuk do të mund të arriheshin pa përkrahjen e pa rezervë të Komisionit Evropian përmes granteve në rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, si dhe huave të partnerëve tanë strategjik BERZH-it dhe Bankës për Investime Evropiane”.

    Ndërsa, Luigj Brusa, përfaqësues i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), vlerësoi se rehabilitimi I infrastrukturës hekrudhore në Kosovë është i domosdoshëm. Pas këtij rehabilitimi hekurdhat e Kosovës do të jenë të integruara në kuadër të hekurudhave të Ballkanit dhe Evropës.

Në anën tjetër, Donald Mishaxhiu-BERZH, vlerësoi se rindërtimi I linjës hekurudhore Leshak-Hani i Elezit do të realizohet përmes projekteve të BERZH-it, BE-së dhe Bankës Botërore në vlerë prej 160 milionë euro. Ai tha se ky projekt pritet që të realizohet në afatin kohor prej 3 viteve.

Piere Vichkers nga Banka Evropiane për Investime, theksoi se rehabilimi I hekurudhave do të realizohet përmes projekteve me kredi.  Banka Evropiane për Investime, ka ofruar ndihmën e saj për projektin hekurudhor  të linjës 10-të pjesës infrastrukturore pasi që në Kosovë përdorimi I linjave kekudhore është I ulët.

Në konferencë u diskutua edhe rreth këtyre temave:

          Zhvillimi i sistemit hekurudhor në Evropën Jug Lindore, infrastruktura & shërbimet e qeveritë, institucionet financiare, entitetet hekurudhore, kompanitë ndërkombëtare.

  • Zbatimi i investimeve nga institucionet ndërkombëtare.
  • Partneriteti publiko-privat: procedurat, prokurimi, mundësitë e investimit për kompanitë .
  • Mirëmbajtja e infrastrukturës & pajisjeve në perspektivën regjionale.
  • Zhvillimi profesional i sektorit hekurudhor regjional .

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga: Ministria e Infrastrukturës,  BERZH, MF, MZHE, IFN BEI, EU, BB, Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave, SEETO, Infrakos Sh.A etj.

Kontrolloni gjithashtu

Pjesë nga fjalimi çoroditës, mizor, banditesk dhe musolinist i Albin Kurtit në fillim të fushatës zgjedhore, në Mitrovicën e jugut

Albin Kurti sulmoi mediat dhe opozitën gjatë fushatës në Kamenicë, edhe pse thotë se ato ‘ama nuk po kanë kurrë farë rëndësie’

Kryeministri Albin Kurti, në një tubim elektoral të mbajtur në Kamenicë, ka vazhduar kritikat kundër …