Komuna e Deçanit organizoi takimin e parë publik në kuadër të procesit “Buxhetimi me Pjesëmarrje”.
Ky proces u nis me gratë e Komunës së Deçanit, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre në vendimmarrjen lokale.
Për realizimin e një prej projekteve të propozuara nga gratë, janë planifikuar 35 mijë euro.
Prezantimin e buxhetit e bëri Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, e cila theksoi se buxhetimi me pjesëmarrje është një formë më demokratike dhe proaktive e hartimit të buxhetit. Kjo metodë u mundëson qytetarëve të marrin rol aktiv dhe të përfshihen drejtpërdrejt në vendimmarrjen komunale, duke vendosur përmes votimit të tyre për projektet që ata vetë i propozojnë.
Më 12 Gusht komuna ju fton të merrni pjesë në hapin e radhës të këtij procesi: votimin për projektin më të mirë.
Zgjedhja juaj ka rëndësi – ajo do të ndikojë drejtpërdrejt në projektet që do të përfshihen në buxhetin e vitit 2026, thuhet në njoftimin e komunës së Deçanit postuar në faqën zyrtare në facebook.