Filloi realizimi i dhënies së shujtës për nxënësit e shkollave në Malishevë

Në kuadër të realizimit të projekteve të miratuara në Kuvendin e Komunës së Malishevës, për vitin 2017, dhe në kuadër të rritjes së përkujdesjes në shkolla, prej sot ka filluar realizimi i dhënies së një shujte për nxënësit e shkollave fillore, përkatësisht nga niveli parashkollorë, e deri në klasat e pesta.

Fillimin e realizimit të dhënies së shujtave, e kanë parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina, të cilët morën pjesë në dhënien e shujtave për nxënës, në shkollën e fshatit Lubizhdë.

Prej tani e deri në përfundim të vitit shkollor, dhënia e shujtës, do ti kushtoj buxhetit të Komunës së Malishevës, afro katërdhjetë mijë euro, ku përfshihet shujta për 6382 nxënës.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …