leoni

Filloi rregullimit të ndriçimit në katër rrugë të fshatit Bellanicë

Ka filluar rregullimi i ndriçimit publik në disa rrugë të fshatit Bellanicë të komunës së Malishevës, dhe me këtë investim një pjesë e madhe e fshatit do të bëhet me ndriçim publik. Ky investim, bëhet në kuadër të rregullimit të ndriçimit në vendbanimet e Komunës së Malishevës, projekt i cili është duke vazhduar. Fillimin e punimeve në ndriçimin e pjesës tjetër të fshatit, e ka parë nga afër drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Ahmet Morina, i cili është pritur nga kryetari fshatit, Isuf Sertolli dhe asamblisti nga ky fshat Astrit Sertolli. Drejtori Morina, ka bërë të ditur se “Qeveria Begaj është e përkushtuar në zbatimin e të gjitha planifikimeve dhe realizimin e kërkesave të vendbanimeve, pjesë e së cilës është ndriçimi në fshatin Bellanicë dhe në vendbanimet tjera”. Ndërsa kryetari i fshatit, Isuf Sertolli, e ka falënderuar kryetarin Begaj dhe Komunën e Malishevës, për këto investime me rëndësi për Bellanicën, si në rregullimin e ndriçimit, ashtu edhe në realizimin projekteve tjera, varësisht sipas kërkesave të banorëve dhe mundësive që ka komuna.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …