Filloi të realizohet faza e dytë – furnizimi i kabinetit të shkencave me mjete konkretizimi në shkollën Fillore të Mesme të Ulët ”Dëshmorët e 5 Prillit” në Smirë

Pas arritjes së marrëveshjes mes Komunës së Vitisë, Fondacionit Kosovë Luksemburg dhe Këshillit të Fshatit Smirë, filloi të realizohet faza e dytë – furnizimi i kabinetit të shkencave ( Bilogjisë, Kimisë dhe Fizikës) me mjete konkretizimi në shkollën Fillore të Mesme të Ulët ”Dëshmorët e 5 Prillit”. Ky projekt u financua nga Fondacioni Kosovë Luksemburg të cilët drejtori i kësaj shkolle i ka falënderuar për këtë donacion aq të rëndësishëm për shkollën. Prezent gjatë këtij aktiviteti ishte edhe Drejtori i Drejtorisë për Arsim në Komunën e Vitisë, Basri Aliu, si dhe zyrtari i projektit  Izjah Ademi. Gjithashtu falënderojmë edhe Këshillin e Fshatit Smirë për bashkëpunim me shkollën.

Kontrolloni gjithashtu

Publikohet agjenda e takimeve në fshatra dhe lagje të bashkësive lokale të kryetarit Lushtaku

Komuna e Skënderajt, ka publikuar agjendën e takimeve të kryetarit Sami Lushtaku në fshatra dhe …