TURNIR PËR NDER TË 14 -QERSHORIT, DITËS SË ÇLIRIMIT TË KOMUNËS SË RAHOVECIT

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit në bashkëpunim me OVL-UÇK- organizojnë turnir në futboll të vogël për nder të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit.

Turniri fillon me datën 11 dhe 12.06.2021.

RREGULLAT E TURNIRIT:

  1. Të gjithë kanë të drejtë pjesëmarrje në këtë turnir, i cili fillon më 11.06.2021 në ora 17:00 në Palestrën Sportive ‘’Mizahir Isma’’ në Rahovec.

  2. Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në Zyrën e Sektorit të Sportit, në Palestrën Sportive ‘’Mizahir Isma’’ deri më datë: 10.06.2021 dhe shorti do të hidhet po në këtë datë, nga ora 15:00.

  3. Ekipi përbëhet maksimum nga dhjetë (10 lojtarë)

  4. Pagesa për ekip është pesëmbëdhjetë (15 euro)

  5. Loja zhvillohet në sistemin 4 + 1

  6. Sistemi i turneut është me eliminim direkt.

SHPËRBLIMET PËR TRE EKIPET MË TË MIRA

–  Vendi i parë: 250 €

–  Vendi dytë:   150 €

–  Vendi tretë: 100 €

Finalja do të zhvillohet më datën 13 qershor me fillim në ora 18:00.

Për hollësi tjera rreth turnirit do të njoftoheni te zyrtari në Palestrën Sportive ‘’Mizahir Isma’’ ose numër te tel:  045 – 685-910.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …