Agjenda e aktiviteteve për 14 Qershorin-Ditën e Çlirimit të Komunës së Rahovecit

Agjenda e  aktiviteteve:

  • E enjte, 10 qershor 2021

Ora 13:00 – Zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë bazë të UÇK-së në fshatin Drenoc.

Ora 14:00 –  Zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë bazë të UÇK-së në fshatin Senoc.

Ora 14:30 – Zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë bazë të UÇK-së  në fshatin Polluzhë.

Ora 15:00 – Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Komuna e Rahovecit me rastin e shënimit të kësaj dite në hollin e Qendrës së Kulturës,”Mensur Zyberaj” do të hapet ekspozita “Koleksioni i pikturave të kolonisë së artistëve” në Rahovec nga OJQ “Art Studio”.

  • E premte, 11 qershor 2021

Ora 13:00 – Zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë bazë të UÇK-së në fshatin Celinë.

Ora 17:00 –  Gara sportive në futboll të vogël- Palestra Sportive “Mizahir Isma”.

  • E diel, 13 qershor 2021

Ora 18:00 – Finalja në futboll të vogël – Palestra Sportive “Mizahir Isma”.

  • E hënë, 14 qershor 2021

Ora  08:00 – Pritja e qytetarëve nga kryetari i Komunës (Komunë).

Ora 09:00 – Homazhe dhe nderime te varrezat dhe përmendoret e dëshmorëve në Rahovec, Drenoc, Ratkoc dhe Krushë të Madhe.

Ora 11:00 – Seancë solemne me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit-Kuvendi Komunal, Rahovec.

Ora 14:00 – Zbulimi i shtatoreve të dëshmorëve të kombit: Bedrush Gashi dhe Feim Gashi në Drenoc.

Aktivitetet mbahen nën patronazhin e kryetarit të komunës Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së  në Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …