INFORMATË E RËNDËSISHME PËR QYTETARËT E KOMUNËS SË RAHOVECIT

Qytetarë të nderuar të komunës së Rahovecit, ju informojmë se webfaqja e re e komunës: https://kk.rks-gov.net/rahovec/ , është lehtë e qasshme për të gjithë. Ju njoftojmë se përmes webfaqes, mund të informoheni me strukturën organizative të Ekzekutivit të Komunës, përbërjen e Kuvendit të Komunës dhe zhvillime të tjera në komunën e Rahovecit. Gjithashtu  përmes webfaqes ju do të njiheni me detyrat dhe përgjegjësitë e zyrtarëve komunal, drejtorëve të drejtorive, aktivitetet në komunë që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve në përgjithësi. Në webfaqe do të gjeni të publikuar vendimet, rregulloret, strategjitë, dokumentet zhvillimore dhe dokumente të tjera që përbëjnë interes për qytetarët. Në webfaqe do të gjeni të publikuar vendimet e nënshkruara nga kryetari: https://kk.rks-gov.net/rahovec/staff/smajl-latifi/#vendimet_main ,rregulloret https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/rregulloret/, strategjitë-plane: https://kk.rks-gov.net/rahovec/rahovec-4/licensa/, dokumentet zhvillimore dhe dokumente të tjera që përbëjnë interes për qytetarët e që janë në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve, rritjes së cilësisë së shërbimeve komunale. Vendimet e nënshkruara nga kryetari i komunës, Smajl Latifi, mund t’i gjeni në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/staff/smajl-latifi/#vendimet_main. Në kuadër të webfaqës është edhe një mundësi për të komunikuar me të gjithë zyrtarët komunal, mundësi kjo që ju mund ta shfrytëzoni duke u qasur në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/raporto-problemet-e-sigurise-ne-bashkesi/, në kuadër të kësaj mundësie, ju mund të raportoni problemin, parashtroni pyetjen dhe të gjeni përgjigjet që jepen nga zyrtarët. Në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/rahovec-4/pagesat-e-tatimit-ne-prone/, mund të gjeni të dhëna lidhur me pagesën dhe shtypjen e faturës së tatimit në pronë. Vendimet e kuvendit, mund t’i gjeni të publikuara në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/vendimet/. Informatat, njoftimet dhe procesverbalet për organizimin e debateve publike me qytetarë mund t’i gjeni në vegëzën https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/konsultime-publike-al/. Tek vegëza financat: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/financat/ , mund t’i gjeni të gjitha informatat që kanë të bëjnë me Buxhet dhe Financa si: Projektet e realizuara, Korniza Afatmesme Buxhetore-KAB, Buxheti, Raporte financiare, Shpenzime kapitale, Subvencione, Qarkore Buxhetore, Informata për dëgjime buxhetore, Lista e obligimeve  si dhe Të hyrat. Qytetarë të nderuar, komuna e Rahovecit, përkatësisht kryetari i komunës, Smajl Latifi ka krijuar edhe qendrën e thirrjeve me numër të telefonit 0800 11007 , ku ju mund të bëni thirrje dhe thirrjet janë pa pagesë, për thirrjet brenda Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …