Fillojnë punimet në asfaltimin e rrugës Kolishtë-Buzovik- Beguncë si dhe në rregullimin e një rruge bujqësore në Buzovik

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka qenë sot i pranishëm në fillimin e punimeve në asfaltimin e rrugës Kolishtë-Buzovik-Beguncë. Me këtë rast ai theksoi se rregullimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë për banorët e kësaj ane duke theksuar se me rregullimin e rrugëve lehtësohet qarkullimi i banorëve në këto vise rurale.  Gjithashtu disa nga banorët e kësaj zone kanë potencuar se me këtë projekt kthehet jeta në këto fshatra. Ai bashkë me drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rura, Naim Pira vizitoi punimet në rregullimin e një rruge bujqësore në Buzovik.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ndau mirënjohje për zyrtarët policor për kontributin e tyre në zbardhjen e rasteve të vjedhjeve dhe sigurisë publike

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti …