Në objektin e shkollës së Mesme të Ulët “Dëshmorët e Zatriqit” në Zatriq, kanë filluar punimet në realizimin e projektit për ndërmarrjen e masave të efiçencës së energjisë. Fillimisht do të bëhet izolimi dhe fasadimi i jashtëm, pastaj ndërrimi i dritareve, instalimi i ngrohjes qendrore, rregullimi i ndriçimit të brendshëm efiçent dhe masa të tjera.
Vlera e këtij projekti është 68.560,70€

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
