leoni

Fillon asfaltimi i rrugës në fshatin Mjak të Vitisë 

Sot ka nisur asfaltimi i rrugës kryesore në fshatin Mjak të komunës së Vitisë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që pritet të ndikoj pozitivisht në kthimin e jetës në këtë lokalitet.  Me këtë rast punimet i ka vizituar i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili u mirëprit edhe nga disa banorë.

Fshati Mjak, i cili ishte braktisur vite me parë pas një periudhë të gjatë, pritet të rifitojë gjallërinë dhe aktivitetin e mëparshëm dhe atë falë asfaltimit të kësaj rruge.

“Me përfundimin e këtij projekti, jeta në Mjak do të rikthehet gradualisht. Rruga ka munguar prej kohësh dhe është kyç i rëndësishëm për zhvillimin e potencialeve të fshatit, veçanërisht në sektorin e eko-turizmit dhe blegtorisë. Po ashtu, shumë banorë që janë larguar do të kenë arsye të kthehen në pronat e tyre,” tha kryetari Haliti. Ai tha se me përfundimin e këtij projekti po realizohet edhe një premtim i dhënë për banorët e këtij fshati. Kryetari Haliti njoftoi se në të ardhmen e afërt priten të realizohen edhe projekte të tjera infrastrukturore që do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës në komunën e Vitisë. Kurse kryetari i fshatit Mjak, Muharrem Beqiri, falënderoi kryetarin Haliti për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm. Përndryshe rruga që po asfaltohet ka një gjatësi prej rreth 6 kilometrash dhe pritet të ndikojë pozitivisht në lidhjen e këtij vendbanimi me pjesë të tjera të kësaj zone.

Kontrolloni gjithashtu

11 sipërmarrës përfituan subvvencione për projektet në agroturizëm

Komuna e Rahovecit ka subvencionuar të gjithë aplikuesit pa dallim, në thirrjen e fundit për …