Filluan punimet në rrugën “Kadri Zeka” në Dubovik të Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, së bashku me zëvendësministrin e Infrastrukturës z. Hysen Durmishi, morën pjesë në fillimin e punimeve në rrugën “Kadri Zeka” në Dubovik, investim ky nga Ministria në bashkëpunim me Komunën e Deçanit. Kjo rrugë e rëndësisë së veçantë, do të marr tani një pamje tjetër dhe do të jetë lehtësim për banorët e këtij fshati. Kryetari Ramosaj është shprehur mirënjohës për zv. Ministrit Durmishi për gatishmërinë dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Komunës së Deçanit!

May be an image of 1 person and text

Kontrolloni gjithashtu

U zhvillua një aksion i pastrimit dhe largimit të deponisë ilegale të mbeturinave në rrugën Viti- Kllokot

Nën organizimin e përbashkët të komunës së Vitisë, konkretisht drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë …