Përfundoi mbledhja e shtatë e rregullt e KK të Malishevës

Përfundoi mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvenit Komunal të Malishevës. Mbledhjen e udhëhoqi, kryesuesi i KK të Malishevës, Argjend Thaçi, koha e rezervuar për debat jashtë rendit të ditës, ngriti shumë tema nga asamblistët si: Çështjen e ndërprerjes së energjisë elektrike në komunën e Malishevës, rasti i ndodhur në  ordinancën dentare private ku pësoi me fatalitet pacientja, prerja e rrugëve nga persona  të pandërgjegjshëm dhe kompani e mos riparimi i tyre, tatimi në pronë i qytetarëve, uji i pijshëm etj. Në këto pika u përgjigj nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ku për të gjitha temat, ka pas reagime institucionale me kohë dhe zyrtarisht nga përgjegjësit e sektorëve. Kuvendi pas një debati të gjerë miratoi rendin e ditës me plotësim- ndryshime dhe u shqyrtuan si dhe u miratuan këto pika. Raporti i DAE-së për fillim vitin shkollor 2023/2024. Raporti  i Auditimit për pasqyrimin financiar vjetor për vitin 2022. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Veprimit për zbatim të rekomandimeve të ZK-së për të gjeturat për vitin 2022. Raporti i DBPZHR si dhe Shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve.

May be an image of 7 people, people studying, bureau, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …