leoni

U mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit e teta për këtë vit

Udhëhequr nga kryesuesi i komunës së Rahovecit, Arbër Zenuni, u mbajt seanca e tetë e rregullt për vitin 2023. Të pranishëm në seancë përveç kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, mediat që monitorojnë seancën, përfaqësuesit e KDI-së, përfaqësuesit e KFOR-it, LMT-së dhe OSBE-së. Si çdo herë fillimi i seancës u karakterizua me pyetje të kuvendarëve për kryetarin e komunës, respektivisht ekzekutivin. Pyetjet ishin rreth:

▪ Ligjit për faljen e borxheve mbi tatimin në pronë;

▪ Mosvijimit të semimaturantëve në shkolla të mesme;

▪ Kompenzimit dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara në bujqësi;

▪ Furnizimi i qerdheve me inventar;

▪ Dëgjimet buxhetore të zbehta;

▪ Çështja e furnizimit të librave për nxënës – lehtësimi i procedurave nga DKA-ja.

▪ Vëzhgimi i punimeve të efiçiensës së energjisë;

▪ Rrethrrotullimet në Komunën e Rahovecit- (Rahovec, Xërxë, Krushë, Ratkoc)

▪ Mbarëvajtja e festivalit të rrushit “Hardh-Fest”

▪ Kapaciteti i barnave esenciale dhe mungesa e mjekëve pediatër;

▪ Rreth vendimit të Ministrisë për çështjen e infuzioneve, që sipas tyre lejohen të merren vetëm në ordinanca private;

▪ Mungesa e një terreni sportiv në shkollën fillore të mesme të ulët në Hoçë të Vogël;

▪ Praktikantën e pranuar në partneritet publiko-privat;

▪ Dëgjimet buxhetore të parapara nga Komiteti për Politikë dhe Financa;

▪ Rruga “Vëllezërit Frashëri” – Problemet me kanalizim dhe çështja e mungesës së pronës për vendosjen e trafos elektrike.

▪ Punimi dhe harrnimi i rrugëve – Ndiçimi publik nëpër lagje specifike;

▪ Pritja e Planit Zhvillimor Komunal – Çështja e ridestinimit të pronave.

Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje të strukturuara dhe konkrete nga kryetari i komunës – ekzekutivi.

RENDI I DITËS me 12 pika, ishte ky:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të jashtëzakonshme, datë 12.07.2023 dhe 17.07.2023;

  3. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

  4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-02302-0, zona kadastrale Rahovec, me pronën institucioneve qendrore P- 02240-1, zona kadastrale Rahovec, për interes publik;

  5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-05537-1, zona kadastrale Rahovec, me pronën private P-05539-0, zona kadastrale Rahovec, për interes publik;

  6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-01505-0, zona Kadastrale Retijë, me pronën e institucionit qendror P- 00050-0, zona kadastrale Opterushë, për interes publik;

  7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-01505-0, zona Kadastrale Retijë, me pronën e institucionit qendror P-01987-0, zona kadastrale Opterushë, për interes publik;

  8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronave publike P-01313-1, P01313-2, P01313-4, P-01313-5, zona kadastrale Rahovec, me pronën private P- 01313-3, zona kadastrale Rahovec, për interes publik;

  9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-01015-1, zona kadastrale Xërxë, me pronën private P-01015-12, zona kadastrale Xerxe, për interes publik;

  10. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për faljen e borxhit mbi tatimin në pronë:

  11. Shqyrtimi i Planit të veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të ZKA-së, për vitin 2022;

  12. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Veprimit për Përfshirjen e Komunitetit Rom dhe Ashkali 2023-2025;

Me propozimin e Kryetarit të Komunës, pika e dhjetë (10) tërhiqet nga rendi i ditës, duke i dhënë të gjitha arsyet themelore.

 Pikat shtesë:

1 Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Statutit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të Komunës së Rahovecit.

2 Vendimi për dhënien e lejes për kushte dhe leje ndërtimore për Fondacionin “Ardian Orllati”

për ndërtimin e objektit bamirës P+4.

3 Vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Komitetit për Komunitete të datës 25.01.2022.

Seanca u cilësua konstruktive, me angazhim dhe efikase, ku pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe unanimisht nga anëtarët e kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …