Në Beguncë të Vitisë, po zhvillohen punimet në hapjen dhe ndërtimin e rrugës e njohur me emrin “Rruga e Mullirit”

Në Beguncë të Vitisë, po zhvillohen punimet në hapjen dhe ndërtimin e rrugës e njohur me emrin “Rruga e Mullirit”. Kjo rrugë e vjetër ishte vështirë e qarkullueshme për mjetet motorike e që kryesisht shfrytëzohej nga nxënësit e një pjese të banorëve të këtij fshati për të arritur në shkollë. Me këtë rast punimet i vizitoj kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili u prit edhe nga disa banorë që falënderuan atë për këtë projekt infrastrukturor. Përndryshe kryetari Haliti, potencoi se ata do të vazhdojnë me realizimin e projekteve në çdo cep të Vitisë.

May be an image of 3 people and road

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …