Filluan punimet për ndërtimin e parkut në fshatin Dobidol të Rahovecit

Filluan punimet për ndërtimin e një parku në fshatin Dobidol, projekt ky i cili ishte në  kuadër të projekteve që ka Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit për ndërtimin e tetë parqeve në komunën e Rahovecit. Në fillimin e punimeve i pranishëm ishte kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Parku do të mbajë emrin e dëshmorit Besnik Kastrati dhe në të parashihet të ketë hapësira të gjelbëruara me drunj, ulëse gjatë stazave të ecjes, ndriçim dhe parking për vetura pranë rrugës kryesore.

Kontrolloni gjithashtu

Titujt e Kampionëve nuk kanë të ndalur për skuadrat ferizajase

Ferizaj ka shkruar histori në volejbollin e Kosovës duke fituar titullin e dytë të kampionit …