Filluan punimet për renovimin e Lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Llukë e Epërme

Sot, në vigjilje të 24 Marsit – Epopesë së Dukagjinit, kanë filluar punimet për renovimin e Lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Llukë e Epërme.

Të pranishëm ishin kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj, nënkryetari z. Sami Cacaj, kryesuesi z. Hajdar Sutaj, si dhe bashkëpunëtorë, miq dhe qytetarë.

Ky lapidar është simbol i kujtesës sonë kolektive për sakrificën dhe guximin e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit. Ruajtja dhe përkujdesja ndaj këtyre vendeve është përgjegjësi e përbashkët, që dëshmon respektin dhe mirënjohjen tonë të përhershme.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Publikohet agjenda e mbajtjes së tubimeve përkujtimore, për shënimin e 27-vjetorit të masakrave të vitit 1999, të kryera nga forcat serbe

Komuna e Rahovecit ka publikuar programin e mbajtjes së tubimeve përkujtimore, për shënimin e 27-vjetorit …